Ministrja Kusari-Lila diskutoi me diasporën në Frankfurt për orientimin e investimeve drejt prodhimit

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, takoi përfaqësues të diasporës shqiptare në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Frankfurt të Gjermanisë, ku janë diskutuar çështje që lidhen me ekonominë, arsimin, drejtësinë dhe zhvillimet në Kosovë.

Gjatë takimit, ministrja Kusari-Lila ka theksuar rëndësinë e orientimit të investimeve të diasporës drejt sektorëve prodhues, ndërmarrësisë dhe veprimtarive me vlerë të shtuar. Sipas saj, aktualisht mbi 70 për qind e investimeve të diasporës në Kosovë janë të përqendruara në patundshmëri, prandaj diversifikimi i tyre është i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik dhe forcimin e lidhjeve afatgjata të diasporës me vendin.

Në këtë takim, Kusari-Lila ka bashkëbiseduar edhe me studentë të Menaxhmentit, Biznesit dhe Drejtësisë, të cilët studiojnë në institucione arsimore në Gjermani dhe kanë shprehur interesim për t’u përfshirë në institucionet dhe zhvillimin e ndërmarrësisë në Kosovë. Ajo ka takuar gjithashtu të rinj nga diaspora të angazhuar në politikën lokale.

Ministrja ka vlerësuar se diaspora përbën një potencial të rëndësishëm për zhvillimin e vendit, përmes dijes, përvojës, kapitalit dhe energjisë që mund të kontribuojnë në ekonominë dhe institucionet e Kosovës.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors