Ministrja e MINTI-t, Mimoza Kusari-Lila është duke e përfaqësuar Kosovën si shtet partner në forumin “Future Industry Minds”, që është duke u mbajtur në Bensberg të Gjermanisë.
Sipas ministres Kusari-Lila, “Future Industry Minds” po e ngrit prezantimin e mundësive investive të Kosovës në një nivel të ri përmes bashkërendimit ndërmjet qeverisë, kompanive kosovare dhe komunitetit të biznesit gjermano-kosovar.
Kosova është e gatshme për një etapë të re të zhvillimit industrial!

