Ministrja e Industrsië, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila ka pritur në takim Ambasadoren e Suedisë në Kosovë, znj. Åsa Pehrson, me të cilën kanë diskutuar për zhvillimet në vend dhe rajon, si dhe për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Suedisë.
Ministrja Kusari-Lila e ka falënderuar ambasadoren për mbështetjen e vazhdueshme të Suedisë për Kosovën, veçanërisht në fushën e demokratizimit dhe mbrojtjes së mjedisit.
Ministrja ka shtuar se vëmendje të veçantë i kushtuam industrisë së drurit, një sektor me potencial të madh për rritjen e prodhimit dhe eksporteve.
Kusari-Lila ka bërë të ditur se mirëpresim Konventën e 9-të të Industrisë së Drurit, më 26 nëntor, si dhe vizitën e një delegacioni të bizneseve suedeze në Kosovë.
Në takim është diskutuar edhe për zhvillimin e parqeve industriale dhe krijimin e kushteve më të mira për prodhuesit vendorë dhe investitorët e rinj.
Ministrja Kusari-Lila ka theksuar se në bashkëpunim me Ambasadën dhe Odën Ekonomike Nordike do të punojmë për ta promovuar Kosovën si një mundësi konkrete për investime dhe zhvillim të veprimtarisë prodhuese për bizneset suedeze.



