Ministrja Kusari-Lila ka vizituar kompaninë inovative shqiptare HAPU në Gjermani

Në përmbyllje të vizitës në Gjermani, ministrja Kusari-Lila ka vizituar kompaninë inovative HAPU, me pronarët Bekim Mazrekun dhe Fejsal Bajrami, në Nettetal, të Gjermanisë, një shembull i shkëlqyer i asaj si inovacioni i vërtetë industrial që duket në praktikë.

Kompania HAPU ka zhvilluar një zgjidhje teknike të certifikuar dhe të patentuar për një ndër sfidat më kritike të sigurisë në ndërtesa: derën inteligjente me mechanism të hapjes së lehte në situatë të zjarrit dhe tymit me kompensim automatik të diferencës së presionit. Një avantazh i rëndësishëm shtesë: dera përshtatet në çfarëdo hapësire duke e bërë zgjidhjen universale për ndërtesa të çdo lloji.

Ministrja Kusari-Lila ka theksuar se ky është pikërisht lloji i inovacionit, që na frymëzon në punën tonë për transformimin industrial të Kosovës.

Kjo kompani do të prezantojë këtë teknologji në Panairin FeuerTrutz në Nürnberg, më 25 qershor 2026, një nga eventet më të rëndësishme evropiane për sigurinë në ndërtesa. Një mundësi e shkëlqyer për të gjithë të interesuarit ta shohin nga afër. Hapi i radhës do të jetë made in Kosova për HAPU.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors