Ministrja Kusari-Lila ka vizituar panairin tradicional e kulturor dhe punën artizanale të grave në Podujevë

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, së bashku me kryetarin e Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, në bulevardin e qytetit të Podujevës, kanë vizituar panairin tradicional, të organizuar nga Shoqata “Duart e Arta Llapjane”, i cili promovon trashëgiminë kulturore, artizanatin, gastronominë tradicionale dhe punën e grave, duke dhënë një kontribut të çmuar në ruajtjen dhe promovimin e vlerave tona kombëtare.

Me këtë rast, Kusari-Lila ka theksuar se është gjithmonë kënaqësi ta shoh punën e grave anembanë Kosovës, të cilat me duart, talentin dhe përkushtimin e tyre po ruajnë traditën, krijojnë vlera dhe japin kontribut të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të vendit.

Sipas ministres, përkrahja institucionale për gratë ndërmarrëse mbetet një nga prioritetet e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit.

Ajo ka bërë të ditur se përmes Grantit për Gratë në Biznes po krijohen mundësi konkrete, që ato të zgjerojnë aktivitetin e tyre, të rrisin kapacitetet prodhuese dhe të forcojnë praninë e tyre në treg.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors