Prishtinë,
15/04/2026
Ajo ka potencuar se në këtë qendër të inovacionit në agri- dhe hortikulturë në qytetin e Westland-it të Holandës, patëm mundësinë të shohim nga afër se si teknologjia, edukimi dhe biznesi bashkohen për të ndërtuar të ardhmen dhe sigurinë ushqimore, me kapacitete të rritura, ku inovacioni është thelbësor për zgjidhje efikase me teknologjinë bashkëkohore.
Kjo qendër unike, sipas ministres, ku zhvillohen ide dhe zgjidhje për bujqësi moderne, dëshmon se inovacioni është çelësi për një prodhim të qëndrueshëm dhe për një zgjerim eksponencial të prodhimit final.
Ministrja Kusari-Lila ka theksuar se për vende si Kosova, këto modele janë inspirim i qartë për zhvillim dhe transformim në sektorin e bujqësisë dhe hortikulturës, duke ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e prodhimit vendor dhe uljen e deficitit tregtar.






