Prishtinë,
17/04/2026
Ajo shtoi se në një kohë kur digjitalizimi nuk është më zgjedhje, por domosdoshmëri, roli i profesionistëve financiarë po ndryshon rrënjësisht, nga raportues të së kaluarës në partnerë kyç për ndërtimin e së ardhmes.
Më tej, ministrja ka ritheksuar se si ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, mbetet e përkushtuar në mbështetjen e këtij transformimi përmes politikave që nxisin inovacionin, rrisin transparencën dhe lehtësojnë zhvillimin e bizneseve.
Sipas saj, veçanërisht e rëndësishme është përfshirja e të rinjve, investimi në aftësi digjitale dhe analitike është investim direkt në të ardhmen tonë ekonomike.
Kusari-Lila ka pohuar se le të vazhdojmë të ndërtojmë ura bashkëpunimi dhe të shfrytëzojmë fuqinë e të dhënave për vendime më të mençura dhe zhvillim më të qëndrueshëm.










