Ministrja Kusari-Lila merr pjesë në shënimin e Ditës së Biznesit të Kosovës në Hagë

Prishtinë,
14/04/2026

Ministrja Kusari-Lila ka bërë të ditur se “The Kosovo Business Day in The Hague” bashkon liderë biznesi, investitorë dhe përfaqësues institucionalë për të eksploruar mundësi konkrete për tregti, investime dhe partneritete strategjike ndërmjet Kosovës dhe Holandës.

Ajo ka theksuar se Kosova është një ekonomi e re, dinamike dhe e orientuar drejt reformave, duke shtuar se vitet e fundit janë bërë përparime konkrete në forcimin e themeleve ekonomike dhe në përmirësimin e klimës së investimeve.

Gjithashtu, ministrja Kusari-Lila ka thënë se vizioni ynë është i qartë: ndërtimi i një ekonomie konkurruese, inovative dhe të qëndrueshme, e integruar plotësisht në tregjet rajonale dhe evropiane.

Prononcimi i ministres përmes videos:  https://www.facebook.com/reel/939096499042706

 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors