Ministrja Kusari-Lila mori pjesë në mbrëmjen lamtumirëse për Ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, mori pjesë në mbrëmjen lamtumirëse të organizuar për Ambasadorin e Republikës së Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı, me rastin e përfundimit të mandatit të tij diplomatik.

Ministrja Kusari-Lila vlerësoi se ambasadori Angılı, gjatë më shumë se tri vjetëve të shërbimit në Kosovë, ka kontribuar në kultivimin dhe forcimin e marrëdhënieve vëllazërore ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.

Ajo theksoi se, si diplomat karriere, ambasadori Angılı u dallua për profesionalizmin, qetësinë dhe angazhimin e tij të vazhdueshëm në thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

Ministrja rikujtoi bashkëpunimin e zhvilluar gjatë mandatit të ambasadorit, përfshirë organizimin e vizitës në Kosovë të Ministrit të Tregtisë së Turqisë, Dr. Ömer Bolat, si dhe diskutimet për avancimin e mëtejmë të bashkëpunimit ekonomik, tregtar dhe politik ndërmjet dy vendeve.

Po ashtu, ajo theksoi se përtej marrëdhënieve diplomatike, Kosova dhe Turqia ndajnë një histori të gjatë dhe lidhje të forta kulturore e njerëzore, ndërsa shqiptarët e vendosur në Turqi ndër vite vazhdojnë të jenë një urë e rëndësishme që afron edhe më shumë dy shtetet.

Ministrja Kusari-Lila e falënderoi ambasadorin Sabri Tunç Angılı për bashkëpunimin dhe kontributin e tij gjatë mandatit në Kosovë, duke i uruar shëndet, suksese dhe mbarësi në vazhdimin e karrierës së tij diplomatike në Ankara.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors