Ministrja Kusari-Lila prezantoi mundësitë e investimeve në Kosovë në Takimin Ekonomik dhe Panairin B2B në Lucernë

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, mori pjesë në Takimin Ekonomik dhe Panairin B2B – Lucernë 2026, të organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare, me ftesë të kryetarit të Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicrën Qendrore, Visar Robelli.

Gjatë kësaj ngjarjeje, ministrja Kusari-Lila takoi ndërmarrës dhe profesionistë shqiptarë nga Zvicra, Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Lugina e Preshevës dhe diaspora, me të cilët diskutoi për rëndësinë e bashkëpunimit ekonomik, rrjetëzimit të bizneseve dhe krijimit të partneriteteve të reja që kontribuojnë në zhvillimin ekonomik dhe forcimin e lidhjeve ndërmjet shqiptarëve kudo që jetojnë dhe veprojnë.

Në fjalën e saj, ministrja theksoi rolin e rëndësishëm të diasporës shqiptare në zhvillimin ekonomik të Kosovës, duke vlerësuar kontributin e saj të vazhdueshëm në investime, transferimin e njohurive dhe promovimin e mundësive ekonomike të vendit.

Kusari-Lila prezantoi gjithashtu potencialin e Kosovës për investime dhe zhvillim të biznesit, duke nënvizuar angazhimin e institucioneve për krijimin e një ambienti sa më të favorshëm për investitorët vendorë dhe ata nga diaspora.

Ajo bëri të ditur se Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit planifikon të investojë deri në 30 milionë euro për zhvillimin e parqeve industriale në disa komuna të vendit, përfshirë Gjilanin, Frashërin e Mitrovicës, Lipjanin, Drenasin, Podujevën dhe Shtimen, me qëllim të krijimit të kushteve më të mira për prodhim, investime dhe hapje të vendeve të reja të punës.

Në përfundim, ministrja Kusari-Lila shprehu mirënjohje për organizatorët e ngjarjes dhe për kontributin e tyre në fuqizimin e rrjetit të bizneseve shqiptare në mbarë botën, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve dhe diasporës për zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors