Ministrja Mimoza Kusari-Lila ka pritur në takim njoftues ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë, z. Dirk Schuebel, ku kanë diskutuar për Planin e Rritjes së BE-së dhe mundësitë që ai sjell për zhvillimin ekonomik, forcimin e konkurrueshmërisë dhe integrimin e mëtejshëm të Kosovës në tregun evropian.
Po ashtu, temë e diskutimit ishin marrëveshjet SAA, EFTA dhe CEFTA, së bashku me angazhimin institucional për lehtësimin e tregtisë dhe lëvizjes së fuqisë punëtore, përfshirë çështjet që lidhen me lejet e punës dhe vizat, mbështetjen për inovacionin dhe ndërmarrësinë, si dhe zhvillimin e parqeve industriale dhe kapaciteteve prodhuese.
Ministrja tha se diskutuam edhe për projektet IPA dhe rëndësinë e forcimit të kapaciteteve të Ministrisë për zbatimin e reformave që përshpejtojnë integrimin tonë në tregun e përbashkët evropian.
Ndërkaq, mesazhi i ambasadorit Schuebel ishte i qartë: “Po ecni në drejtimin e duhur. Dhe drejtimi i duhur është Evropa!”.
Kusari-Lila ka potencuar se pikërisht për këtë po punojmë: që reformat ekonomike, tregtia, prodhimi dhe ndërmarrësia të përkthehen në më shumë mundësi për bizneset dhe qytetarët tanë, duke e afruar Kosovën edhe më shumë me Evropën.
