Ministrja Kusari-Lila priti në takim drejtorin e AKB-së, Agim Shahini

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila ka zhvilluar një takim me drejtorin e Aleancës Kosovare të Bizneseve, z. Agim Shahini, me të cilin diskutuan për avancimin dhe thellimin e bashkëpunimit ndërmjet MINTI-it dhe AKB-së.

Ministrja theksoi se partneriteti ndër vite ka qenë i qëndrueshëm dhe produktiv.

Ministrja Kusari-Lila njoftoi se u dakorduan që komunikimi i përbashkët të intensifikohet edhe më tej, duke hapur rrugë për iniciativa të reja në mbështetje të sektorit privat.

Në takim bashkëbisedimi u fokusua në fuqizimin e prodhuesve vendorë, zhvillimin e parqeve industriale dhe krijimin e kushteve më të favorshme për bizneset.

Ministrja siguroi se bizneset prodhuese do të kenë mbështetjen e plotë të MINTI-it në rrugëtimin e tyre drejt rritjes dhe zhvillimit.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors