Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, priti në takim lamtumirës Ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv, në përmbyllje të mandatit të saj diplomatik.
Gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin bilateral ndërmjet Kosovës dhe Izraelit, shkëmbimin e përvojave dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në fushën e inovacionit.
Vëmendje e veçantë iu kushtua Ligjit për Inovacionin dhe rolit të Fondit të Inovacionit në krijimin e mundësive të reja për zhvillimin e ekosistemit inovativ në Kosovë.
Ambasadorja Tamar Ziv shprehu gatishmërinë për të mbështetur shkëmbimin e përvojave dhe bashkëpunimin në këtë fushë.
Ministrja Kusari-Lila e falënderoi ambasadoren për angazhimin dhe kontributin e saj në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Izraelit, duke i uruar suksese në angazhimet e ardhshme.

