Ministrja Kusari-Lila priti në takim përfaqësues të e BB-së dhe IFC-së

Ministrja e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila ka pritur në takim përfaqësues të Bankës Botërore (BB) dhe IFC-së, të drejtuar nga Carole Megevand, menaxhere për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut.

Në takim është diskutuar për përfshirjen e Kosovës në një projekt rajonal, që ka në fokus mbështetjen e bizneseve drejt avancimit të standardeve të qeverisjes korporative.

Pikë diskutimi ishte edhe aktualiteti i qasjes së bizneseve kosovare në tregjet ndërkombëtare po lehtësohet, veçmas në sektorin e shërbimeve me hyrjen në fuqi të marrëveshjes së EFTA-s këtë javë, standardet e qeverisjes koorporative janë një parakusht i rëndësishëm.

Gjatë takimit u bë e ditur se dy agjenci të MINTI-t: Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve (ARBK) dhe Agjencia e re për Inovacion dhe Përkrahje të Ndërmarrjeve (AIPNK), në koordinim edhe me Këshillin e Kosovës për Raportimin Financiar (KKRF), do të kenë rol kyç në zbatimin e këtij projekti, i cili financohet nga Sekretariati Shtetëror Zviceran për Çështjet Ekonomike (SECO).

Ministrja Kusari-Lila ka theksuar faktin se krahas projektit aktual për zhvillimin e Eko Parqeve Industriale, kjo nismë e re në fushën e qeverisjes koorporative e thellon edhe më tej bashkëpunimin e ministrisë sonë me Bankën Botërore dhe IFC-në, të cilat i shohim si partnerë shumë të rëndësishëm në realizimin e reformave.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors