Ministrja Kusari-Lila priti në takim shefin e EULEX-it, u diskutua për stabilitetin institucional dhe klimën e investimeve

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, priti në një takim njoftues Shefin e Misionit të EULEX-it, Antero Lopes, me të cilin diskutoi zhvillimet politike në vend, stabilitetin institucional, sundimin e ligjit dhe për zhvillim ekonomik.

Gjatë takimit u diskutua për rëndësinë e krijimit të një mjedisi të sigurt për investime dhe zhvillimin e veprimtarisë ekonomike, si dhe për programet e MINTI-t në fushën e zhvillimit industrial, përfshirë projektin për ndërtimin e eko-parqeve industriale në Kosovë.

Ministrja Kusari-Lila foli edhe për progresin në avancimin e rendit dhe ligjit në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës, si dhe për forcimin e institucioneve përgjegjëse për garantimin e sigurisë dhe stabilitetit.

Përmirësimi i klimës së investimeve, rritja e mirëqenies ekonomike, qeverisja e mirë dhe avancimi i demokracisë mbeten ndër prioritetet e institucioneve të Kosovës.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors