Ministrja Kusari-Lila: Qeveria do të vazhdojë mbështetjen për zhvillimin ekonomik në veri

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka zhvilluar një takim në Mitrovicën e Veriut me përfaqësues të disa bizneseve kosovare që operojnë në atë pjesë të vendit, pas shtrirjes së plotë të institucioneve të Republikës së Kosovës në veri.

Gjatë takimit, ministrja i ka falënderuar bizneset për vendimin e tyre për të investuar dhe operuar në Mitrovicën e Veriut, ndërsa ka dëgjuar edhe sfidat me të cilat po përballen në zhvillimin e aktiviteteve të tyre ekonomike.

Sipas Kusari-Lilës, është inkurajuese që bizneset e hapura në atë pjesë janë të gatshme të punësojnë qytetarë të të gjitha komuniteteve dhe etnive, pa diskriminim dhe në përputhje me legjislacionin e punës në Kosovë.

Ajo ka theksuar se përfaqësuesit e bizneseve e lidhin vazhdimin e stabilitetit dhe sigurisë në veri me zhvillimin ekonomik, rritjen e punësimit dhe përmirësimin e standardit të jetesës për qytetarët.

Ministrja ka ritheksuar se Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar për të punuar në rritjen e aktivitetit ekonomik dhe krijimin e vendeve të reja të punës në të gjithë territorin e vendit, pa dallim.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors