Ministrja Kusari-Lila së bashku me Zëvendëskryeministrin Fikrim Damka kanë pritur përfaqësuesit e kompanisë turke Desird Design R&D

Ministrja e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila së bashku me Zv/kryeministrin e Qeverisë, z. Fikrim Damka, kanë pritur përfaqësuesit e kompanisë turke Desird Design R&D – Engin ÖZTÜRK, Hüseyin Emre KAZAN, Ömer GÜVEN dhe Yücel GÜMRÜKÇÜ,

Për këtë takim, ministrja Kusari-Lila është shprehur se me ndërmarrësit turq kanë biseduar për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit ekonomik dhe realizimit të investimeve në Kosovë.

Sipas ministres, Desird Design R&D është një kompani e specializuar në teknologji (R&D), prodhimin e pajisjeve elektronike dhe sistemeve mekatronike, e cila eksporton produktet e saj në mbi 60 vende të botës. Ajo shtoi se kjo kompani gjithashtu aplikon ekonominë qarkore, duke ripërdorur elementet e metalit dhe qelqit për industrinë e ndërtimit.

Po ashtu, në takim, është diskutuar për mundësinë e realizimit të investimit në Zonën Industriale në Frashër të Mitrovicës, ku jemi duke e ndërtuar parkun industrial, projekt që në fazën fillestare pritet të krijojë dhjetëra vende të reja pune, me potencial për zgjerim të mëtejmë.

Ministrja Kusari-Lila ka theksuar se mbetet e përkushtuar ta ngritë infrastrukturën industriale dhe prodhimin vendor dhe vlerën e prodhimeve Made in Kosova.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors