Ministrja Kusari-Lila takoi ambasadorin turk, diskutohen investimet dhe bashkëpunimi ekonomik Kosovë–Turqi

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka pritur në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı, në kuadër të vazhdimit të diskutimeve pas vizitës së Ministrit të Tregtisë së Turqisë në Kosovë.

Gjatë takimit u diskutua për zonat industriale dhe potencialin për tërheqjen e investimeve të huaja në Kosovë, si dhe për organizimin e takimit inicues të kornizës së bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.

Po ashtu, temë e bisedës ishte edhe hapja e procesit të rinegociimit të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë me Turqinë, me synimin që në të të përfshihet edhe sektori i shërbimeve, si dhe organizimi i Forumit të radhës Kosovë–Turqi që pritet të mbahet në Prishtinë.

Ministrja Kusari-Lila theksoi se intensifikimi i bashkëpunimit ekonomik me vendet mike do të vazhdojë, paralelisht me përpjekjet për rritjen e investimeve në sektorin prodhues dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors