Ministrja e MINTI-t, Mimoza Kusari-Lila u takua me përfaqësuesit e këtij Këshillin e Investitorëve Evropianë, ku kanw marrw pjesë përfaqësues nga shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe më gjerë, të cilat kanë përfaqësim diplomatik në Kosovë.
Në këtë takim është diskutuar për përmirësimin e klimës së biznesit në Kosovë, programin qeverisës për investime, si dhe mënyrat e bashkërendimit të aktiviteteve dhe të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të vendit dhe përfaqësuesve të bizneseve që veprojnë në vendin tonë.
Ministrja Kusari-Lila i siguroi përfaqësuesit e këtij këshilli se Ministrinë që ajo e drejton, së bashku me institucionet e vendit, mbeten gjithmonë të gatshme për dialog të hapur, qasje transparente dhe bashkëpunim për zhvillimet e ardhshme në vend.