Ministrja Kusari-Lila takoi kryetarin e Gorizias, diskutohet për lidhjet me diasporën shqiptare dhe bashkëpunimin me Kosovën

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, gjatë qëndrimit në rajonin italian të Friuli Venezia Giulia, zhvilloi një takim me kryetarin e Komunës së Gorizias, Rodolfo Ziberna.

Gjatë takimit u diskutua për historinë, kulturën dhe potencialin zhvillimor të Gorizias, qytet i shpallur Kryeqytet Kulturor i Evropës për vitin 2025, si dhe për rolin e komunitetit shqiptar në jetën ekonomike dhe shoqërore të këtij rajoni.

Ministrja Kusari-Lila vlerësoi kontributin e mbi 2,000 shqiptarëve nga Kosova që jetojnë në Gorizia, të cilët janë integruar me sukses dhe japin kontribut të rëndësishëm në komunitetin lokal. Në veçanti, ajo përmendi ndërmarrësit dhe filantropët Mefail dhe Egzon Thaqi nga Drenasi, të cilët janë të njohur për aktivitetin e tyre biznesor dhe angazhimin në rajon.

Gjatë bashkëbisedimit u theksua rëndësia e forcimit të lidhjeve ndërmjet Kosovës dhe komunitetit shqiptar në Itali, si dhe mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit institucional dhe ekonomik.

Ministrja Kusari-Lila bëri të ditur se kryetari Ziberna ka shprehur interesim për të vizituar Kosovën, me qëllim njohjen më të afërt të vendit dhe thellimin e bashkëpunimit në të ardhmen

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors