Ministrja Kusari-Lila takon përfaqësuesin gjerman për investime të huaja

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka deklaruar se “St. Gallen Symposium 2026” po shërben si një platformë e rëndësishme për prezantimin e potencialit ekonomik dhe investues të Kosovës para partnerëve ndërkombëtarë.

Në kuadër të qëndrimit në Zvicër, ministrja Kusari-Lila ka zhvilluar një takim me Martin Blessing, i dërguari personal i kancelarit gjerman Friedrich Merz për rritjen e investimeve të huaja në Gjermani dhe Kryesues i Bordit Mbikëqyrës në Germany Trade and Invest (GTAI).

Sipas ministres, në takim është diskutuar për thellimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, me theks të veçantë në tërheqjen e kompanive gjermane në Kosovë, zhvillimin e klasterëve industrialë dhe krijimin e zonave industriale moderne të lidhura me tranzicionin e gjelbër dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

Kusari-Lila ka theksuar se gjatë diskutimit janë prezantuar edhe avantazhet që Kosova ofron për investitorët gjermanë, përfshirë mjedisin konkurrues, kapitalin e ri njerëzor dhe mundësitë për projekte të përbashkëta me vlerë të shtuar për të dyja vendet.

Ajo ka vlerësuar se forcimi i bashkëpunimit ekonomik me Gjermaninë mbetet i rëndësishëm për zhvillimin industrial dhe rritjen e investimeve në Kosovë.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors