Ministrja Kusari-Lila takon tour operatorët pas pjesëmarrjes në ITB Berlin

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, priti në takim përfaqësues të tour operatorëve, me të cilët diskutoi për potencialin e Kosovës në zhvillimin e turizmit dhe mundësitë për tërheqjen e investimeve të huaja.

Gjatë takimit, u theksua se nga malet madhështore e deri te pasuritë kulturore, Kosova paraqet një terren shumë të favorshëm për zhvillimin e turizmit. Diskutimet u zhvilluan pas pjesëmarrjes në ITB Berlin 2026, të mbajtur nga 3 deri më 5 mars me mbështetjen e KIESA, ku këta operatorë prej vitesh përfaqësojnë vendin në këtë panair ndërkombëtar.

Në takim u trajtua roli i tyre në promovimin e Kosovës, sukseset dhe sfidat në prezantimin e produkteve turistike, krijimin e kontakteve me investitorë potencialë, si dhe në sjelljen e turistëve të huaj për vizita në Kosovë, së bashku me ngritjen e nivelit të përfaqësimit dhe prezantimit të vendit.

Ministrja Kusari-Lila shprehu gatishmërinë për të takuar investitorë dhe për të ndërtuar ura bashkëpunimi ndërmjet Qeverisë dhe investitorëve të huaj në fushën e turizmit, me qëllim zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik.

Ajo theksoi se do të vazhdohet mbështetja për bizneset që kontribuojnë në promovimin dhe ngritjen e imazhit të Kosovës në arenën ndërkombëtare, ndërsa në bashkëpunim me institucionet do të bashkërendohen veprimet për një promovim më dinjitoz të turizmit kosovar.

Po ashtu, u theksua se ruajtja e ambientit do të jetë prioritet, duke siguruar që zhvillimi i turizmit të jetë i qëndrueshëm dhe në harmoni me natyrën.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors