Prishtinë,
30/03/2026
Sipas saj, në përbërjen e Këshillit janë përfshirë përfaqësues si Afrim Fana nga Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut, Nijazi Shala nga Departamenti për Mbrojtjen e Konsumatorit, Flamur Kadriu nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUVK), Suzan Dërvani nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK), Albina Berisha nga Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), Doruntina Beka Latifi nga OJQ “INDEP”, si dhe Senad Murati nga Oda Ekonomike.
Po ashtu, Këshilli është zgjeruar edhe me përfaqësues të rinj nga Inspektorati Sanitar në Ministrinë e Shëndetësisë, OJQ “ALERT”, Komisioni i Pavarur i Mediave, Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), Asociacioni i Komunave të Kosovës dhe Autoriteti i Konkurrencës i Kosovës.
Ministrja theksoi se Këshilli për Mbrojtjen e Konsumatorit ka rol kyç në hartimin e politikave, identifikimin e barrierave në treg, mbështetjen e ndryshimeve ligjore dhe raportimin për shkeljet kolektive të të drejtave të konsumatorëve.
Me këtë përditësim të përbërjes së tij, synohet forcimi i bashkëpunimit ndërinstitucional dhe krijimi i një ambienti më të favorshëm për konsumatorët dhe ekonominë e vendit.
