Ministrja Kusari-Lila: Zhvillimi i zonave ekonomike prioritet i MINTI-it

Prishtinë,
24/04/2026

Ajo bëri të ditur se aktualisht po punohet dhe investohet në 12 zona ekonomike, ndërsa është planifikuar zgjerimi i tyre edhe në Komunën e Gjilanit dhe Gjakovës, si dhe formalizimi i zonës ekonomike në Prizren.

Sipas saj, Gjilani ka potencial të madh për zhvillim industrial, ku një hapësirë prej 140 hektarësh në pronësi të komunës është planifikuar për zonë ekonomike dhe ndodhet rreth 2 kilometra nga autostrada me Bujanocin. Ajo theksoi se fakti që toka është në pronësi komunale e lehtëson procesin, pasi nuk kërkohet shpronësim, por vetëm leje shfrytëzimi nga komuna.

Ministrja bëri të ditur se janë në koordinim të ngushtë me Komunën e Gjilanit dhe kryetarin Alban Hyseni, në mënyrë që kjo zonë të shpallet zonë me interes të veçantë publik dhe të transferohet në nivel qendror, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Ajo shtoi se pas përfundimit të procedurave ligjore, përfshirë studimin e fizibilitetit dhe miratimet përkatëse, do të procedohet me themelimin e parkut industrial.

Sipas ministres, synimi është që në vjeshtën e vitit 2026 të fillojnë investimet në infrastrukturën bazike të kësaj zone, e cila pritet të shërbejë jo vetëm për Gjilanin, por për gjithë rajonin e Kosovës Lindore.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors