Ministrja Mimoza Kusari-Lila ka marrë pjesë në Ditën Kombëtare të Austrisë

Me ftesë të Ambasadorit të Republikës së Austrisë në Kosova, z. Georg Schnetzer, ministrja Mimoza Kusari-Lila ka marrë pjesë në shënimin e Ditës Kombëtare të Austrisë, duke festuar miqësinë dhe partneritetin e ngushtë mes dy Kosovës dhe Austrisë.

Ajo ka theksuar se Austria dhe Kosova ndajnë lidhje të forta historike, vlera të përbashkëta evropiane dhe një vizion të përbashkët për të ardhmen tonë në familjen evropiane.

Ky partneritet, sipas ministres, po thellohet vazhdimisht përmes bashkëpunimit ekonomik, krijimit të partneriteteve të reja, rritjes së investimeve austriake dhe zgjerimit të pranisë së produkteve austriake në tregun e Kosovës.

Ajo tha se është mirënjohëse për miqësinë dhe mbështetjen e vazhdueshme të Austrisë, me besimin se bashkëpunimi ynë do të sjellë edhe më shumë mundësi për qytetarët dhe bizneset e të dy vendeve.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors