Prishtinë,
24/04/2026
Fokusi i këtij takimi të përbashkët ishte gjetja e zgjidhjeve konkrete për të mbështetur prodhuesit vendorë në këtë industri.
Në qendër të diskutimit ishte konkurrenca nga produktet e importuara. Gjithashtu, në takim u theksua rritja e importit të qumështit pluhur dhe vajit të palmës, të cilat po ndikojnë në cilësinë dhe çmimin e produkteve vendore.
Në këtë takim, prodhuesit vendorë kanë ngritur shqetësimin se produktet e importuara po shiten më lirë, ndërsa ata nuk kanë mbështetje të mjaftueshme për të konkurruar.
Gjatë diskutimit u prezantuan edhe masat që pritet të merren nga institucionet për ndihmë ndaj këtij sektori të prodhimit në Kosovë.
Disa prej hapave konkretë që u diskutuan janë:
* Forcimi i kontrolleve në kufi dhe në treg;
* Verifikimi më i saktë i përmbajtjes së produkteve;
* Mundësia për masa fiskale për vajin e palmës dhe qumështin pluhur;
* Subvencione për fermerët;
* Mbështetje për ruajtje dhe përpunim;
* Etiketim më i qartë për mbrojtjen e konsumatorit.
Në takim u tha se ky sektor kërkon bashkëpunim dhe bashkërendim në mes institucioneve dhe industrisë dhe vetëm përmes veprimeve të përbashkëta mund të adresohen problemet dhe të sigurohet një sektor i qëndrueshëm i qumështit në Kosovë.


