Ministrja priti në takim përfaqësues të organizatave ndërkombëtare për projektin GPEK

Prishtinë,
30/04/2026

Ajo ka theksuar se gjatë këtij takimi u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit në kuadër të projektit GPEK (Generating Private Sector Employment in Kosovo), si dhe hapat e ardhshëm drejt arritjes së një marrëveshjeje finale.

Sipas ministres, Projekti GPEK, i udhëhequr nga SDC, synon të mbështesë kompanitë private në Kosovë në transformimin e veprimtarisë së tyre drejt praktikave të qëndrueshme dhe politikave miqësore me mjedisin (“green”).

“ Shpreha gatishmërinë time që, përmes këtij projekti, të bashkëpunojmë drejt arritjes së objektivave dhe planeve të përbashkëta të Ministrisë që drejtoj (MINTI) dhe vetë projektit, duke theksuar rëndësinë e inovacionit si një nga fushat kyçe dhe ndikimin e drejtpërdrejtë që projekte të tilla kanë në zhvillimin ekonomik të vendit” wshtw shprehur ministrja Kusari-Lila.

Ajo ka shtuar se rritja e përfshirjes së elementeve “green” synon që Ndërmarrjet Mikro, të Vogla dhe të Mesme (NMVM) në Kosovë të bëhen më konkurruese në tregun evropian, duke kontribuar njëkohësisht në rritjen e punësimit.

Gallery Image

Gallery Image

Gallery Image

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors