Ministrja znj. Rozeta Hajdari mori pjesë në takimin përshëndetës me ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, z. Jeffrey M. Hovenier

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, znj. Rozeta Hajdari mori pjesë në takimin përshëndetës me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier.

Ministrja Hajdari falenderoi Ambasadorin Hovenier për kontributin e çmuar në forcimin e partneritetit midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke ofruar gjithmonë mbështetje ndaj institucioneve dhe shoqërisë tonë, drejt rritjes së demokracisë, ekonomisë dhe integrimit euro-atlantik të vendit tonë!

Ministrja Hajdari shprehi urimet e saj më të mira për Ambasadorin për pushime gjatë Krishtlindjeve të Bardha dhe me gëzime për Vitin e Ri 2025!

Post Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors