MINT dhe KIESA kanë përcjellë me shqetësimin më të lartë incidentin e krijuar në Parkun e Biznesit në Drenas

Zjarri që përfshiu dje Fabrikën e Plastikës në Parkun e Biznesit në Drenas, ka shkaktuar dëme të jashtëzakonshme materiale por për fat të mirë pa dëme në njerëz.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë(MINT), dhe Agjencia Për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), ka përcjellë me shqetësimin më të lartë incidentin e krijuar dje në Parkun e Biznesit në Drenas.

Dje në vend të ngjarjes ka dalur ekipi nga sektori i Zonave Ekonomike, ku kanë përcjellë nga afër ngjarjen e poashtu kanë takuar edhe pronarin e fabrikës së Plastikës z. Arian Shabani.

Kurse gjatë ditës së sotme ka qenë në vendngjarje edhe u.d. Kryeshefi i Agjencisë KIESA, z. Zef Dedaj me bashkëpunëtorë.

Fabrika për Riciklimin e Plastikës, është ndër kompanitë e para e vendosur në Parkun e Biznesit në Drenas dhe ka dhënë kontribut të konsiderueshëm në prodhim dhe eksport të sektorit të plastikës.

Në vendngjarje gjatë gjithë kohës kanë qëndruar ekipet zjarrëfikëse, ekipe nga Ministria e Brendshme e Republikës së Kosovës dhe Policia e Kosovës.

Shkaqet që kanë shkaktuar zjarrin ende janë të paqarta.

MINT me KIESA po monitorojnë zhvillimet dhe jemi në bashkëpunim me autoritetet për të ndjekur zhvillimin e ngjarjes më tej.

 

 

Post ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors