MINT dhe KIESA organizuan pjesëmarrjen e kompanive nga Kosova në konferencën/panairin “COLLISION 2023”

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), ka organizuar pjesëmarrjen e kompanive nga Kosova në konferencën/panairin “COLLISION 2023”, që po mbahet në Toronto të Kanadasë nga data 26 qershor.

Kompanitë kosovare prezente janë: Banaku, Kreahub, Tactíca, LinkPlus IT, Appbites, Tenton dhe Polymaths.

Kompanitë janë duke i promovuar shërbimet që i ofrojnë në lëmin e teknologjisë informative, njëherësh po zhvillojnë kontakte me pjesëmarrës dhe partnerë potencial me qëllim të krijimit të bashkëpunimit dhe rritjes së shërbimeve në sektorin e TIK-ut.

Në kuadër të shumë aktiviteteve javore, me 27 qershor MINT, përkatësisht KIESA, në bashkëpunim me Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Toronto të Kanadasë kanë organizuar edhe sesionin informues me bizneset e diasporës kosovare në Kanada si dhe bizneset nga Kosova të cilat ishin prezent në ketë konferencë.

Para të pranishmëve në këtë ngjarje, fjalim rasti mbajtën z. Mentor Arifaj, zv. Ministër në MINT, i cili theksoi zhvillimet pozitive në Kosovë, në veçanti në fushën e ekonomisë, si dhe z. Kadri Dakaj, Konsull i Përgjithshëm në Konsullatë.

Ndërsa sa i përket mjedisit të biznesit dhe klimës së investimeve në Kosovë si dhe shërbimeve që ofrohen për investitorët, bizneset pjesëmarrëse të diasporës u njoftuan nga Zef Dedaj, U.d. i Drejtorit të Përgjithshëm në KIESA.

 

Post ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors