MINT/KIESA siguron hapësirën për pjesëmarrjen e bizneseve kosovare në panairet ndërkombëtare!

Tetë kompani nga Kosova do të përfaqësohen në Panairin ndërkombëtar të teknologjisë informative (TIK) dhe përpunimit të metaleve “Hannover Messe 2024”, që mbahet në Hanover të Gjermanisë nga data 22 deri më 26 prill 2024.

Të pranishëm në këtë panair do të jenë edhe Kryeministri i Kosovës, z. Albin Kurti, dhe Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë znj. Rozeta Hajdari, të cilët do të mbajnë edhe fjalë rasti.

Në kuadër të këtij aktiviteti, MINT/KIESA me datë 24 prill organizon takime B2B në sektorët e përpunimit të metaleve dhe TIK-ut, ku parashihet që të marrin pjesë deri në 60 biznese.

Takimet B2B do të zvhillohen me datë 24 prill, prej orës 14:00 deri 16:00.

Ndërsa dhjetë kompani tjera nga Kosova do të përfaqësohen në Panairin ndërkombëtar të ushqimit, pijeve dhe produkteve jo-ushqimore “PLMA 2024”, që mbahet në Amsterdam të Holandës, nga data 28 deri më 29 maj 2024.

Gjatë panairit kompanitë kosovare pritet të zhvillojnë takime si dhe të krijojnë kontakte me kompanitë dhe blerësit pjesëmarrës me qëllim të bashkëpunimit në të ardhmen për gjetjen e tregjeve të reja për eksport të prodhimeve kosovare.

💡 Përfaqësimi në panairet ndërkombëtare është një hap i madh drejt zhvillimit të biznesit dhe eksportit të produkteve kosovare!

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors