MINT konsolidon zyrën e regjistrimit të bizneseve në Mitrovicën Veriore

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), përkatësisht Agjencia Për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë (ARBK) nënshkruan sot memorandum bashkëpunimi me Komunën e Mitrovicës Veriore përmes të cilit do të konsolidohet zyra e ARBK-së brenda kësaj komune ku bizneset e reja do të mund të regjistrohen e po ashtu do të kryhen edhe shërbime tjera për të gjitha bizneset.

Nënshkrimit të memorandumit i parapriu takimi i ngrohtë në mes Ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, znj. Rozeta Hajdari, dhe Kryetarit të komunës së Mitrovicës Veriore z. Erden Atiq, gjatë të cilit u diskutuan mundësitë përmes skemave të ndryshme mbështetëse për zhvillim të bizneseve nga kjo komunë.

Përveç kësaj, Ministrja Hajdari dhe Kryetari Atiq u dakorduan për bashkëpunim sa më të afërt dhe për shtrirje të mbikqyrjes së tregut nga ana e Inspektoratit Qendror të Tregut, ku së shpejti do të funksionalizohet edhe zyra për inspektorët që do të zhvillojnë aktivitetin në komunën e Mitrovicës Veriore.

 

Post ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors