MINT prezanton tek Odat dhe Shoqatat Ekonomike draftin final të Projektligjit për Inovacion dhe Ndërmarrësi

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, në kuadër të Javës Botërore të Ndërmarrësisë, prezantoi sot para përfaqësuesve të Odave dhe Shoqatave Ekonomike të Kosovës draftin final të Projektligjit për Inovacion dhe Ndërmarrësi.

Ministrja Hajdari, në këtë punëtori, tha se MINT është maksimalisht e përkushtuar për të trasuar rrugën për ndërmarrësit për qasje më të lehtë në financa dhe për të nxitur ata të invesojnë në inovacion në produkte, shërbime e procese të reja, ose model biznesi të ri që biznesi do ta përdorë, e që automatikisht do të thotë rritje për biznesin.

“Synimi ynë si qeveri është që të përshpejtojmë inovacionin tek ndërmarrjet duke investuar në modernizimin e mënyrave të prodhimit, dixhitalizimin e shërbimeve, ngritjen e kapaciteteve njerëzore, me theks të veçantë investimin në rininë tonë si potencial dhe resursi më i rëndësishëm për zhvillim të inovacionit në ndërmarrësi”, tha Hajdari.

Në këtë takim me Odat dhe Shoqatat Ekonomike, u prezantua draft Projektligji për Inovacion dhe Ndërmarrësi, nga Drejtoresha e Departamentit të Inovacionit të MINT, znj. Laura Zherka, si dhe Fondi për Inovacion me skemat e përkrahjes për zhvillim dhe rritje të inovacionit në ndërmarrësi, nga u.d. Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë për Investime dhe Mbështetje të Ndërmarrjeve (KIESA), z. Zef Dedaj.

Përgjatë takimit, pati diskutime të frytshme nga pjesëmarrësit, të cilët ndanë këndvështrimet e tyre konstruktive me propozime konkrete lidhur me verzionin final të këtij projektligj.

Përmes këtij Ligji, rregullohet organizimi, kushtet dhe mënyra e mbështetjes, promovimit dhe nxitjes së aktiviteteve inovative me ndikim në ndërmarrësi, përmes mekanizmit të ri Fondi për Inovacion.

Post ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors