MINT vazhdon me investimet kapitale në fazën e dytë të ndërtimit të Parkut Industrial në Opterushë të Rahovecit

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë znj. Rozeta Hajdari dhe Kryetari i Komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, sot nënshkruan marrëveshjen për vazhdimin e financimit të fazës së dytë për ndërtimin dhe funksionalizimin e Parkut Industrial në Opterushë.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahje të Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), gjatë vitit 2023 në fazën e parë investoi 1.5 milion euro ndërsa komuna e Rahovecit 300 mijë euro, kurse në këtë fazë të dytë, gjatë vitit 2024 MINT do të investojë edhe një milion euro për Parkun Industrial në Opterushë me karakteristika miqësore për mjedisin, në sipërfaqe prej 35 hektarësh.

Ky park do të ofrojë më shumë hapësirë për bizneset tona dhe së shpejti do të jetë në shërbim të tërheqjes së investimeve, krijimit të vendeve të punës, stimulimit të inovacionit dhe avancimit industrial me nxitje e diversifikim të eksporteve dhe integrim në zinxhirin global të vlerës.

Për zhvillimin e Ekonomisë në krah me Industrinë!

 

Post ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors