MINTI dhe CDF diskutojnë mundësitë e bashkëpunimit për mbështetjen e bizneseve vendore

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, priti në takim Drejtoreshën Ekzekutive të CDF-së, Nermin Mahmutin, dhe Zyrtaren e Financave, Sara Habipaj Polloshkën, me të cilat diskutoi mundësitë e bashkëpunimit dhe forcimin e mbështetjes për bizneset vendore.

Gjatë takimit u diskutua për përvojën e CDF-së në mbështetjen e bizneseve në faza të ndryshme të zhvillimit, nga ideja fillestare deri te zgjerimi i veprimtarisë, si dhe për angazhimin e organizatës në mbrojtjen e mjedisit dhe avancimin e politikave të gjelbra.

Kjo përvojë ndërlidhet me prioritetet e MINTI-t për zhvillimin e sektorit privat, veçanërisht përmes programeve të granteve që mbështesin bizneset në investimet për inovacion, ekonomi qarkore dhe praktika të qëndrueshme.

Ministrja Kusari-Lila vlerësoi rëndësinë e partneriteteve me organizata që kanë përvojë dhe kapacitete në mbështetjen e ndërmarrjeve, me synimin që bizneset vendore të kenë më shumë mundësi për zhvillim dhe zgjerim të veprimtarisë.

Bashkëpunimi ndërmjet MINTI-t dhe CDF-së synon ndërthurjen e përvojës dhe kapaciteteve të të dyja palëve për të ofruar mbështetje më të mirë dhe për të krijuar kushte më të favorshme për rritjen dhe zhvillimin e bizneseve vendore.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors