MINTI integron inspektorët komunalë në Inspektoriatin Qendror të Tregut

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka zhvilluar sot një takim me inspektorët komunalë të tregut, të cilët pas hyrjes në fuqi të Ligjit për Inspektoriatin Qendror të Tregut janë integruar në kuadër të këtij inspektorati.

Me ligjin e ri, kompetencat për Inspektoriatin e Tregut janë bartur në tërësi në kuadër të MINTI-t, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt konsolidimit dhe forcimit të mbikëqyrjes së tregut.

Inspektorët komunalë që kanë zgjedhur të vazhdojnë angazhimin në kuadër të ministrisë do të riorganizohen nga niveli qendror dhe do të vijojnë punën sipas planit të inspektimeve dhe në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi. Qëllimi i këtij procesi është rritja e transparencës, efikasitetit dhe barazisë në treg.

Ky zhvillim është pjesë e reformës për krijimin e një tregu më të rregulluar dhe më të drejtë për të gjithë. Ministria do të vazhdojë komunikimin dhe koordinimin me kuvendet komunale, me synim sigurimin e një transferi sa më funksional dhe të qëndrueshëm të këtyre kompetencave.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors