Prishtinë,
24/04/2026
Ky sesion mblodhi përfaqësues të ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM), me qëllim informimin e tyre mbi mundësitë që ofron Programi i Tregut të Përbashkët Evropian (EU Single Market Programme), si dhe ofrimin e udhëzimeve praktike për qasje dhe integrim në këtë treg.
Gjatë sesionit, z. Kreshnik Thaqi, U.d. i Drejtorit të Drejtoratit për Zhvillimin e Sektorit Privat në KIESA, theksoi rolin e agjencisë si pikë kombëtare e kontaktit për këtë program, si dhe rëndësinë e përfshirjes aktive të bizneseve vendore në tregun evropian. Ai nënvizoi se programe të tilla kontribuojnë në rritjen e kapaciteteve konkurruese dhe në krijimin e mundësive të reja për zhvillim ekonomik të qëndrueshëm.
Po ashtu, pjesëmarrësit patën mundësinë të informohen në detaje nga z. Arben Papadhopulli, ekpert i Giz për Programet e BE-së, i angazhuar nga Zyra e Bashkëpunimit për Zhvillim e ZKM-së, lidhur me Programin e Tregut të Përbashkët Evropian, përfshirë llojet e financimit në dispozicion dhe këshilla praktike për procesin e aplikimit.
MINTI dhe KIESA mbeten të përkushtuara në mbështetjen e ndërmarrjeve vendore përmes informimit, promovimit dhe lehtësimit të qasjes në programe ndërkombëtare, në funksion të rritjes së prezencës së bizneseve kosovare në tregjet ndërkombëtare.





