MINTI mbajti sesion informues për skemat e reja të granteve për bizneset

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka marrë pjesë në sesionin informues të mbajtur në Amfiteatrin e Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike, ku u prezantuan katër skema të reja të granteve në vlerë prej mbi 5.8 milionë eurosh për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme në Kosovë.

ipas ministres, përmes këtyre skemave synohet mbështetja e bizneseve në rritjen e kapaciteteve prodhuese, zgjerimin e eksporteve, transformimin digjital dhe fuqizimin e grave në ndërmarrësi.

Skema më e madhe e mbështetjes përfshin 5 milionë euro të dedikuara për blerjen e makinerive prodhuese dhe përpunuese, me synimin që të përfitojnë deri në 90 biznese. Aplikimi për këtë skemë pritet të hapet brenda dy ditëve përmes platformës elektronike e-Kosova.

Ndërkohë, 600 mijë euro janë ndarë për certifikimin ndërkombëtar të produkteve, me qëllim rritjen e konkurrueshmërisë së bizneseve kosovare në tregjet vendore dhe ndërkombëtare.

Për mbështetjen e grave ndërmarrëse janë alokuar 200 mijë euro, ndërsa një fond tjetër është dedikuar për digjitalizimin e ndërmarrjeve, në funksion të modernizimit të proceseve të punës dhe rritjes së efikasitetit të tyre.

Ministrja Kusari-Lila theksoi se këto skema i shtohen programeve të tjera që tashmë po zbatohen gjatë vitit 2026, përfshirë mbështetjen për energjinë e pastër, arsimin dual dhe industrinë kreative.

Ajo bëri të ditur se vetëm gjatë viteve 2024 dhe 2025, përmes programeve të MINTI-t, qindra ndërmarrje janë mbështetur me mbi 16 milionë euro për investime në makineri prodhuese, certifikim, inovacion, industri kreative dhe teknologji të informacionit dhe komunikimit.

Ministrja ftoi të gjitha bizneset që plotësojnë kriteret e përcaktuara të aplikojnë dhe të përfitojnë nga mundësitë e reja për zhvillim, zgjerim të aktivitetit dhe rritje të konkurrueshmërisë në treg.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors