MINTI organizon edicionin e tretë të Forumit Ekonomik Kosovë–Poloni, synohet thellimi i bashkëpunimit ndërmjet bizneseve

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, mori pjesë në edicionin e tretë të Forumit Ekonomik Kosovë–Poloni, i cili po mbahet në Prishtinë, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të bizneseve dhe institucioneve nga të dyja vendet.

Në kuadër të forumit, u organizua një pritje për nder të pjesëmarrësve, ku kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, iu drejtua bizneseve kosovare dhe polake, duke i inkurajuar që të shfrytëzojnë potencialin e dy ekonomive për zgjerimin e partneriteteve, investimeve dhe shkëmbimeve tregtare.

Forumi, i cili për herë të parë u organizua në Prishtinë në vitin 2022 dhe vazhdoi në Varshavë në vitin 2024, këtë vit është rikthyer në kryeqytetin e Kosovës, me synimin për të krijuar mundësi të reja bashkëpunimi ekonomik ndërmjet dy vendeve.

Organizimi i Forumit bëhet nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI), në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Republikën e Polonisë.

Programi i Forumit vazhdon me hapjen zyrtare dhe takime të drejtpërdrejta B2B dhe B2G ndërmjet bizneseve dhe institucioneve të të dy vendeve, me fokus në sektorët e digjitalizimit, mbrojtjes dhe prodhimit të avancuar.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors