Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit do të organizojë konferencën e parë në Kosovë “Gratë në Biznes – She Rises 2026”, e cila do të mbahet më 20 qershor në Hotel Emerald në Prishtinë.
Konferenca vjen pas forumit të mbajtur në muajin mars me gratë ndërmarrëse dhe synon të krijojë një platformë diskutimi dhe bashkëpunimi për avancimin e rolit të grave në ekonomi dhe biznes.
Në këtë ngjarje do të marrin pjesë gra ndërmarrëse, përfaqësues institucionesh, partnerë zhvillimorë, përfaqësues të sektorit financiar dhe komuniteti i biznesit, të cilët do të diskutojnë për sfidat, mundësitë dhe perspektivën e ndërmarrësisë së grave në Kosovë.
Ministrja Mimoza Kusari-Lila ka ftuar gratë ndërmarrëse dhe të gjithë akterët relevantë që të bëhen pjesë e konferencës dhe të kontribuojnë në fuqizimin ekonomik të grave dhe zhvillimin e një ekonomie më gjithëpërfshirëse.
Linku për regjistrim:https://docs.google.com/forms/d/1tezhËZ4u_0sM1xj1I1Arrszlv9gShOdMArrSiIv4ly4/edit