Prishtinë,
03/04/2026
Ky ligj nuk parasheh masa të përhershme, por ndërhyrje të përkohshme dhe vetëm në raste të veçanta, duke u fokusuar në një listë të qartë të produkteve esenciale.
Projektligji i ri reflekton plotësisht vërejtjet e Gjykatës Kushtetuese, duke adresuar papajtueshmëritë e konstatuara më parë me nenet 7, 10 dhe 119 të Kushtetutës.
Ligji përcakton dy mekanizma kryesorë të ndërhyrjes:
• Vendosjen e marzhës tregtare për shitjen me shumicë dhe pakicë
• Caktimin e çmimit maksimal të lejuar për produktet bazë
Për herë të parë, parashihet edhe themelimi i një bordi të pavarur për masat e përkohshme për rregullimin e çmimeve, i cili propozohet nga Qeveria, miratohet nga Kuvendi dhe i raporton drejtpërdrejt Kuvendit, duke garantuar transparencë dhe llogaridhënie të plotë.
Qëllimi themelor i këtij projektligji është mbrojtja e konsumatorit në një kohë kur çmimet po ndryshojnë me ritëm të shpejtë dhe shpesh të papërballueshëm për qytetarët.
Ky është një hap i vendosur drejt një tregu më të drejtë dhe një shteti që qëndron pranë qytetarëve të tij.
