Miratohet Strategjia për Zhvillim Industrial dhe Mbështetje të Bizneseve 2030

Strategjia për zhvillim industrial dhe mbështetje të bizneseve 2030, e hartuar për herë të parë nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ka marrë sot miratimin në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Kjo Strategji e hartuar me metodologjinë EQUIP ( Rritja e Cilësisë së Politikave Industriale), ofron një kornizë strategjike të politikave për nxitjen e zhvillimit industrial.

Hartimi i këtij dokumenti strategjik shpreh rëndësinë që Qeveria e Kosovës i kushton sektorit të prodhimit në arritjen e një transformimi strukturor të ekonomisë së vendit tonë, me vizion që Industria e Kosovës deri në vitin 2030 të transformohet në një industri më të integruar globalisht që është në gjendje të prodhojë produkte me vlerë të shtuar të lartë dhe të ofrojë punësim të denjë.

Gjatë hartimit të Strategjisë, u konsultuan  përfaqësues të ministrive dhe subjekteve të ndryshme të specializuara të qeverisë, komuniteti i biznesit, ekspertë të jashtëm dhe partnerë ndërkombëtar.

Për më tepër, përfshirja aktive e komunitetit të biznesit dhe përfaqësuesve institucional në nivel komunal, ka kontekstualizuar më mirë dhe validuar veprimet e politikave të identifikuara.

Strategjia është e harmonizuar ngusht me Strategjinë Kombëtare për Zhvillim 2030.

Kjo strategji  është e fokusuar në pesë objektiva:

Zgjerimi i prodhimit industrial; Zvogëlimi i deficitit tregtar industrial; Gjenerimi i punësimit më të mirë dhe gjithëpërfshirës; Lehtësimi i industrisë së gjelbër dhe Maksimizimi i rritjes të vlerës së brendshme.

Efektiviteti i Politikës Industriale do të kërkojë veprime të bashkërenduara, angazhim të qëndrueshëm dhe bashkëpunim të ngushtë ndërmjet Qeverisë së Kosovës, sektorit privat dhe partnerëve zhvillimorë ndërkombëtarë të Kosovës.

Ministria e Industrisë, Nërmarrësisë dhe Tregtisë, do ta vazhdojë punën dhe koordinimin me partnerë, duke u bazuar në udhëzimet që rrjedhin nga ky dokument i rëndësishëm strategjik.

Gjithmonë duke mbetur të përkushtuar në qëllimin e përgjithshëm, për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik të Republikës së Kosovës.

Post Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors