MTI dhe MF bashkëbisedojnë me bizneset e rajonit të Prizrenit

Në kuadër të “Ditëve të Biznesit të Vogël 2016”, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë,

përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), në

bashkëpunim me Komunën e Prizrenit, mbajtën konferencën informuese me bizneset e rajonit

të Prizrenit.

Në konferencë të pranishëm ishin: zv.ministri i Financave, Agim Krasniqi, përfaqësues të ATK-

së, Doganave të Kosovës, të KEDS/KESCO, si dhe përfaqësues të institucioneve komunale

dhe përfaqësues të shumtë të shoqatave dhe bizneseve të kësaj ane. Bizneset u informuan

rreth shërbimeve që ofrojnë institucionet qeveritare në përkrahjen e vazhdueshme që po e

bëjnë në zhvillimin e ndërmarrësisë dhe në krijimin e kushteve më të mira për biznesin.

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, në fjalën hyrëse, potencoi se këto

konferenca po i organizojmë për të diskutuar për sfidat dhe problemet e bizneseve, ku pastaj

do të mund të ndërmarrim hapat e nevojshëm institucionalë për të zgjidhur pengesat me të

cilat ballafaqohen.

Ministrja Bajrami, njoftoi bizneset se janë ndërmarrë një sërë veprimesh në aspektin e

përmirësimit të ambientit të të bërit biznes në vend. “Janë reduktuar barrierat administrative,

duke bërë racionalizimin e shpenzimeve nga Qeveria, duke rritur shërbimet nga Ministria e

Tregtisë dhe Industrisë kundrejt bizneseve, si dhe duke eliminuar burokracinë në institucionet

e Kosovës. Po ashtu Fondi për Garanci Kreditore është njëri nga veprimet e ndërmarra në

këtë aspekt dhe në kuadër të tij kanë filluar të lëshohen kredi për bizneset” bëri të ditur

ministrja Bajrami.

Ndër të tjera, ministrja Bajrami foli edhe për përkrahjen e bizneseve nga ana e MTI përmes

KIESA-s për pjesëmarrjen dhe promovimin e produkteve të tyre nëpër panaire brenda dhe

jashtë vendit. “Është duke u punuar me BERZH për projektin i Certifikimit të Produkteve,

përmes së cilit produkteve kosovare do t’u lehtësohet qasja në tregjet rajonale dhe

ndërkombëtare” theksoi ajo.

Ndërsa, zëvendës ministri i Financave, Agim Krasniqi, i informoi bizneset për masat e pakos

së re fiskale.

Ministrja Bajrami gjatë bashkëbisedimit me bizneset edhe njëherë u premtoi atyre se Ministria

e Tregtisë dhe Industrisë dhe institucionet e Republikës së Kosovës do të jenë në përkrahje të

vazhdueshme në përmirësimin e mëtutjeshëm të ambientit të biznesit në Kosovë.

Në fund të konferencës u shpallën ndërmarrjet më konkurruese në rajonin e Prizrenit: Top

Ndërmarrja e Mesme më konkurrente e vitit u shpall kompania “Frutex” sh.p.k.; Top

Ndërmarrja e Vogël “Meka” sh.p.k; ndërsa Top Mikrondërmarrja më Konkurrente e vitit u shpall

ndërmarrja “Elinda Osmani”B.I.

Ne kuadër te pjesëmarrjes ne konferencën informuese në Prizren, ministrja Bajrami vizitoi

kompanitë “ADA Product” dhe kooperativën bujqësore “Krusha” me ç’rast u informua për së

afërmi me aktivitetet e këtyre kompanive prodhuese.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors