MTI/KIESA mbajti konferencën informuese me bizneset e Podujevës

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA) në bashkëpunim me Komunën e Podujevës, mbajtën sot konferencën informuese me bizneset e rajonit të Podujevës. Konferenca është organizuar në kuadër të “Ditëve të Biznesit të Vogël 2016”, ku të pranishëm ishin përfaqësues të shumtë të bizneseve.

Ata u informuan për nismat dhe shërbimet që ofrohen nga institucionet e Kosovës të cilat ndikojnë në zhvillimin e ndërmarrësisë dhe të të bërit biznes në Kosovë. Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, në fjalimin e saj i njoftoi të pranishmit për mbështetjen e vazhdueshme të bizneseve nga Ministria që e drejton, me synim të zhvillimit të përgjithshëm ekonomik të vendit. Ajo i përmendi edhe rezultatet e mira të cilat janë arritur gjatë vitit 2015 dhe po ashtu punën e vazhdueshme të MTI-së në përmirësimin e rangimit në raportin e Bankës Botërore për të Bërit Biznes. Ministrja sqaroi para përfaqësuesve të komunitetit të biznesit se po punohet në përmirësimin e infrastrukurës së cilësisë, forcimit të kapaciteteve laboratorike dhe profesionale në kuadër të Agjencive tona, si: Agjencia e Metrologjisë, Agjencia e Standardizimit, e Akreditim Inspektorati i Tregut, Agjencia e Pronësisë Industriale. Më tej Ministrja Bajrami theksoi se do të vazhdohet të punohet për përmirësimin e legjislacionit dhe harmonizimit të tij me atë të Bashkimit Evropian, në krijimin e më shumë Zonave Ekonomike, zhvillimin dhe forcimin e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme në përputhje me Aktin Evropian për Bizneset e Vogëla, përmirësimin e qasjes në financa të kompanive tona, mbështetjen e promovimit të bizneseve nëpër panaire”. Ajo gjithashtu ritheksoi se Ministria e Tregtisë dhe Industrisë do të jetë çdo herë derë e hapur e adresimit të barrierave të bizneseve dhe njëkohësisht ftoi bizneset të jenë pjesë aktive e të gjitha aktiviteteve te institucioneve te Republikës së Kosovës për përmirësimin e të Bërit Biznes. Ndërsa nenkryetari i Komunës së Podujevës Nexhmi Rudari, gjatë fjalës së tij përshëndetëse foli rreth aktiviteteve të ndërmarra në komunë si dhe për bashkëpunimin me Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë në aspektin e krijimit të ambienti të favorshëm për zhvillimin e bizneseve. Gjatë konferencës, përfaqësuesit e bizneseve patën rastin që t’i shprehin shqetësimet rreth zhvillimit të aktiviteteve të tyre biznesore, kurse nga ana e përfaqësuesve institucional edhe njëherë u theksua mbështetja e vazhdueshme si dhe nismat që janë duke u ndërmarrë nga institucionet qendrore dhe lokale në përkrahjen e sektorit privat. Pas konferencës Ministrja Bajrami vizitoi ndërmarrjet: “Laberion” dhe “S/Sprint””, ku u njoh për së afërmi me aktivitetet e tyre.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors