MTI mbajti punëtorinë me temë “Marrëveshja e Stabilizim Asociimit dhe kërkesat e tregut të BE-së për Sektorin e përpunimi të drurit”

Në vazhdën e përgatitjes për implementimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA), u mbajt punëtoria e organizuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) dhe me mbështetjen e UNDP-së, me temë: “Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, – mundësitë e mbështetjes institucionale për Bizneset dhe kërkesat e tregut të BE-së për eksport”.

Në fjalën hyrëse, zëvendësministri i MTI-së, Avni Kastrati, tha se ne si Ministri e Tregtisë dhe Industrisë, me kënaqësinë më të madhe dhe njëherësh edhe me obligimin më të madh, jemi të përkushtuar për të bashkëpunuar me biznese dhe për t’i përkrahur në vijat e tyre afariste. Ai më tej theksoi se Marrëveshja e Stabilizim Asociimit është favor i madh për Kosovën, që njëherësh shënon marrëveshjen e parë kontraktuale ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian (BE). Zv.ministri Kastrati, në mes tjerash potencoi: Është me rëndësi të theksohet se përveç përfitimeve që ne do t’i kemi si palë nënshkruese e MSA-së, ne kemi edhe obligime të rëndësishme të cilat duhet t’i përmbushim duke u sjellë si një shtet i vendosur për t’i dërguar përpara reformat e gjithanshme strukturore, reforma këto që do të na mundësojnë që ekonomia jonë të futet në binarët e zhvillimit kualitativ dhe të ndërveprojë suksesshëm me tregjet e zhvilluara të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian”, u shpreh Kastrati. Po ashtu, zv.ministri Kastrati prezantoi mundësitë e liberalizimit të tregut ndërmjet Kosovës dhe BE-së, që do ta rrisë konkurrencën e kompanive dhe të ekonomisë sonë në përgjithësi, ku ndërmarrjet tona do të ofrojnë produkte dhe shërbime më cilësore dhe me çmime më konkurruese në tregjet e BE-së dhe që do ta përforcojnë pozitën e tyre në tregun vendor, konkretisht edhe në Sektorin e përpunimit të drurit. Ai, përveç kësaj, përmendi se një pjesë e ndihmës financiare të BE-së do të orientohet edhe në formë të granteve që do t’u shpërndahen sektorëve industrialë, përfshi Sektorin e përpunimit të drurit, për të rritur produktivitetin dhe për të përmirësuar cilësinë. Në fund, zv.ministri Kastrati konfirmoi para të pranishmëve përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për të vazhduar me vendosmëri me reformat e gjithëmbarshme, ku rezultati i të cilave do ta çojë ekonominë e vendit në rrugën e prosperitetit dhe të mirëqenies për të gjithë qytetarët e vendit. Ndërsa, Marijan Kavran, eksperti i UNDP-së, prezantoi para pjesëmarrësve kërkesat dhe standarde, që kërkohen në tregun e BE-së në fushën e përpunimit të drurit dhe të produkteve të tij.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors