Departamenti për Mbrojtjen e Konsumatori, sot në Prishtinë, mbajti punëtorinë informuese, më temën: “Të drejtat e konsumatorit në praktikë”.
Në këtë tryezë morën pjesë përfaqësues të ndryshëm qeveritarë, joqeveritarë, përfaqësues të agjencive të bizneseve etj. Udhëheqësi i Departamentit për Mbrojtjen e Konsumatorit, z. Nijazi Shala, dha nje përmbledhje të shkurtër lidhur me aktivitetet që kanë të bëjnë me Departamentin për Mbrojtjen e Konsumatorit, siç janë: ankesat, miratimi i Programit per Mbrojtjen e Konsumatorit, Draft-ligji për mbrojtjen e konsumatorit, si dhe fushatat për mbrojtjen e konsumatorit, për rëndësinë e mbrojtjes së konsumatorit si dhe premtimin për mbështetje të mëtutjeshme. U ritheksua se konsumatorët para se të blejnë produkte duhet të kontrollojnë në veçanti deklarimin e çmimit, afatin e skadimit, garancinë dhe deklarimin e mallit dhe peshës etj. MTI-ja përmes Departamentit për Mbrojtjen e Konsumatorit, mundëson edhe një numër, ku mund të telefonohet pa pagesë, në rast të ankesave nga ana e konsumatorëve, ku më pas shqyrtohen rastet dhe mund të merren masa. (0800 11 000). Ndër të tjera, përfaqësuesi i Zyrës së BE-së në Kosovë, z. Libor Chlad , shprehu edhe njëherë përkushtimin e BE-së për shtyrjen e proceseve përpara, në rastin konkret të mbrojtjes së konsumatorit, duke shpresuar që do të bëhet edhe më shumë nga institucionet në këtë drejtim. Kështu u tha në tryezën: “Të drejtat e konsumatorëve të praktikë”, organizuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, në Ditën Ndërkombëtare të Konsumatorit – 15 Marsit.