Në Abu Dhabi u zhvilluan negociatat për Promovim dhe Mbrojtje të Investimeve

Është zhvilluar raundi i dytë i negociatave për arritjen e Marrëveshjes për Promovimin dhe Mbrojtjen e Investimeve mes palës kosovare dhe asaj të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Negociatat janë zhvilluar në atmosferë konstruktive, bashkëpunuese dhe miqësore.

Delegacioni kosovar është udhëhequr nga drejtori i Departamentit Ligjor i Ministrisë të Tregtisë dhe Industrisë, z. Rexhep Bllaca, ndërsa ai i Emirateve të Bashkuara Arabe, nga z. dr. Hamed Nasr Mohammed Abdulqader, ekspert ekonomik  nga Ministria e Financave.

Drafti  është përafruar dhe nënshkruar nga kryesuesit e të dy grupeve.

Negociatat janë zhvilluar në Abu Dhabi, më 31 gusht – 2 shtator 2015.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors