Në Ditën Ndërkombëtare për të Drejtat e Konsumatorëve zëvendësministri Arifaj, mori pjesë në tryezën e organizuar nga Departamenti për Mbrojtjen e Konsumatorit

Gjatë fjalës së tij, z. Arifaj theksoi se konsumatorët janë themelet e qëndrueshmërisë së tregut dhe është detyra jonë të sigurojmë që ata të trajtohen me drejtësi, integritet dhe kujdes.

Zëvendës Ministri Arifaj, foli edhe për gamën e gjerë të veprimeve adekuate ligjore e praktike që Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka ndërmarrë me qëllim fuqizimin e tregut dhe mbrojtjen e konsumatorit.

Duke folur edhe për Projekligjin për Mbrojtjen e Konsumatorit të hartuar nga MINT, i cili së fundmi u miratua në Qeveri dhe tashmë gjendet në procedura parlamentare, z. Arifaj vuri në pah disa prej prioriteteve që dalin nga ky ligj, e që janë mbrojtja e interesave ekonomike të konsumatorëve dhe garantimi i qarkullimit të lirë të produkteve të sigurta në treg me të njëjtat kërkesa teknike me ato evropiane, që është bazë për çdo politikë të konsumatorëve dhe një nga liritë themelore të përcaktuara në Traktatin e Funksionimit të BE-së.

 

 

Post ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors