Në kuadër të Javës Botërore të Ndërmarrësisë 2024, me moton “Ndërmarrësia është për të gjithë”, MINT organizoi diskutim për politikat dhe instrumentet mbështetëse qeveritare

Në këtë ngjarje morën pjesë ndërmarrës aktivë, përfaqësues të Universitetit të Prishtinës, përfaqësues diplomatik nga Luksemburgu, Suedia, Finlanda, partnerë zhvillimorë nga BE, USAID, Sida, ADA, GIZ dhe LuxDev.

Ministrja Rozeta Hajdari vlerësoi bashkëpunimin me këta partnerë të rëndêsishëm për fuqizimin e ndërmarrësisë dhe inovacionit në Kosovë.

Ministrja theksoi rëndësinë e kësaj jave duke e cilësuar si një festë e novatorëve që nisin me ndërmarrësi dhe sjellin idetë e tyre kreative në jetësim.

Ajo nënvizoi se Kosova mbetet një vatër e të rinjve të talentuar, të orientuar drejt fushave STEM, me shpirt ndërmarrësie, që dëshmojnë se kur ka mbështetje dhe përkushtim, talenti mund të arrijë suksese të jashtëzakonshme.

Ministrja tha se ekosistemi i ndërmarrësisë në Kosovë po evoluon, me shumë akterë që po ofrojnë hapësira në mbështetje të "start up-ve" dhe programe të para inkubacionit dhe inkubacionit. Ajo njoftoi se këtë vit, për ndërmarrësit e rinj, MINT përmes agjencisë KIESA po vazhdon me ndërtimin e inkubatorëve të biznesit në komuna dhe në universitete, si dhe me mbështjetje financiare direkte për përshpejtimin e transformimit digjital dhe inovacionit tek 185 ndërmarrje " start up" , mikro , të vogla e të mesme, përmes skemës së granteve për inovacion dhe ndërmarrësi.

Përmes Ligjit për Investime të Qëndrueshme, tashmë në fuqi, kemi krijuar Agjencinë për Inovacion dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (AIPNK) në MINT dhe Agjencinë për Investime dhe Eksporte AIE) në ZKM, ndërsa, në kuadër të Projektligjit për Inovacion dhe Ndërmarrësi, në proces për miratim në Qeveri, po krijojmë Fondin e Inovacionit për më shumë mbështetje ndaj individëve dhe ndërmarrjeve me veprimtari të inovacionit në produkte, procese, shërbime dhe prodhim, futjen e modeleve të reja të të bërit biznes, theksoi Ministrja Hajdari.

Duke uruar Javën Botërore të Ndërmarrësisë, Ministrja Hajdari tha se me ndërmarrësit tanë kreativ e të përkushtuar dhe një sistem të qëndrueshëm qeverisës në mbështetje ndaj inovacionit e ndërmarrësisë, do të përshpejtojmë zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, punësim të denjë, mjedis të pastër dhe shfrytëzim më të mirë të burimeve natyrore në vendin tonë.

Ngjarja përfshiu edhe një panel diskutimi, ku u trajtua rëndësia e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve qeverisëse, universitare dhe bizneseve e organizatave, për fuqizimin e mëtejshëm të ndërmarrësisë dhe krijimin e rrjetëzimeve.

Aktivitetet në kuadër të Javës Botërore të Ndërmarrësisë do të vazhdojnë me vizita në biznese, takime dhe aktivitete të tjera për të nxitur dialogun dhe bashkëpunimin me ndërmarrësit në Republikën e Kosovës.

 

Post ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors