Në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës u miratuam dy projektligje të rëndësishme të hartuara nga MINT

Projektligjin për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Projektligjin për Inspektoratin Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut.

1.Me Projektligjin për Mbrojtjen e Konsumatorit, do të krijojmë një mjedis të sigurt me një garanci shoqërore, ku të gjitha produktet dhe artikujt, që konsumatorët tanë dëshirojnë t’i blejnë për nevojat ekskluzive të tyre dhe të familjeve të tyre, janë cilësore dhe të sigurta.

Përmes këtij projektligji, kemi në prioritet t’i fuqizojmë konsumatorët në Republikën e Kosovës, të mbrojmë interesat ekonomike të konsumatorëve të çështjet e sigurisë, zgjedhjes, cilësisë, çmimit, larmisë, disponueshmërisë, të ofrojmë për konsumatorët mbikëqyrje bashkëkohore dhe transparencë të tregut, si dhe të mbrojmë konsumatorët në mënyrë efektive nga rreziqet dhe kërcënimet të cilët ata nuk mund t’i trajtojnë e zgjidhin në mënyrë individuale.⚖️

Projektligji për Mbrojtje të Konsumatorëve është hartuar në harmoni me ndryshimet që ka pësuar Direktiva e fundit e Bashkimit Evropian (EU 2019/2161 ) lidhur me zbatimin dhe modernizimin më të mirë të rregullave për mbrojtjen e konsumatorëve, si një nga liritë themelore të përcaktuara në Traktatin e Funksionimit të BE-së.

2. Projektligjin për Inspektoratin Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut, në kuadër të reformës së inspektimeve, ka për qëllim të rregulloj veprimtarinë e Inspektoratit Qendror për Mbikëqyrje të Tregut dhe përcakton organizimin dhe kompetencat e mbikëqyrjes inspektuese të tregut në tërë territorin e Republikës së Kosovës. Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut është i rëndësisë së veçantë, me funksionet inspektuese në mbrojtjen e interesit publik, luftimin e informalitetit, eliminimin e praktikave të padrejta tregtare, garantimin e sigurisë së të gjitha produkteve që qarkullojnë në tregun e brendshëm, mbrojtjen e konsumatorëve nga abuzimet tregtare, si dhe garantimin e një tregu të lirë me konkurrencë të drejtë.

Me miratimin e fundit të plotësimit dhe ndryshimit të Ligjit nr. 06/L-037 për Metrologji si pjesë e reformës inspektuese, miratimin e sotëm të Projektligjeve për Mbrojtjen e Konsumatorëve dhe për Inspektoratin Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut, finalizimin e hartimit të Projektligjit për Tregtinë e Brendshme, ne po e përmbushim premtimin tonë për reformën inspektuese, për mbrojtjen e konsumatorit, mbrojtjen e interesit publik dhe garantimin e një tregu të lirë me konkurrencë të drejtë.  

 

 

 

Post ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors